Vendimi për mosfaljen e jetës së inxhinierëve të Maliqit

E Enjte, 19 November 2020 15:29

Inxhinierëve të Maliqit mund t’iu falej jeta. Në fund të fundit persekutorët e dinin që ata nuk kishin asnjë faj. Por ata vendosën t’i vrasin. Shqipëria ishte një vend ku injoranca e sulmonte dijen. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Lartë Ushtarake u ankimua nga disa kërkesa të të dënuarve. Brenda ditës kërkesat e tyre shkuan në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Avokatët përpiluan kërkesa fikse për 5 të dënuarit me vdekje, të cilët vetëm sa nënshkruan. Përveç tyre dërguan telegrame edhe Theodhoraq Mano, familja Sharra (tre nënshkrime).

Në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me nënshkrimet anëtarëve të tij: Omer Nishani (president), gjeneral-major Myslim Peza (nënkryetar), Sami Baholli (sekretar), Enver Hoxha, Manol Konomi, Sejfulla Malëshova, Medar Shtylla, Hasan Pulo, Qirjako Harito dhe Pandi Kristo, refuzoi t’u falë jetën. Duhej luajtur skena e fundit në Maliq. Kameramanët jugosllavë ishin gati.

Modifikuar më E Enjte, 19 November 2020 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...