Misteri i vrasjes së përkthyesit të gjermanëve, Petraq Pekmezi

Premte, 20 November 2020 15:36

Në godinën e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit është një pllakatë me emrat disa prej atyre që komunistët vranë në tetor-nëntor 1944. Midis të tjerash, këtu gjendet edhe emri i Petraq Stavri Pekmezit, ish përkthyes i gjermanëve (i gjeneralit Fitzthum, organizator gjerman i policisë në Shqipëri), por që kish ndihmuar komunistët me informacione gjatë asaj kohe, si dhe që pat shpëtuar jetët e shumë shqiptarëve. Pak metra më tutje, në mënyrë absurde, një rrugë mban emrin e vrasësit të Pekmezit. Kjo rrugë ka marrë këtë emër pas vitit 2000. Vrasja e Pekmezit ka qenë prej vitesh e panjohur për publikun. Ai u zhduk teksa me kërkesë të komunistëve ishte nisur me shoferin e tij Fadil Kola në drejtim të Linzës. Në listën e të vrarëve nga komunistët, përpiluar në vitin 1996, vrasja e tij shënohet në datën 12.11.1944. Ndërsa për Fadil Sulejman Kolën, i vitlindjes 1905 është shënuar data 17.11.1944.

Petraqi kish lindur në Pogradec në vitin 1902. Pasi mbaroi arsimin unik në Ohër, me ndërmjetësinë e xhaxhait të tij Gjergj Pekmezi, ndoqi studimet e mesme dhe të larta për inxhinieri hidro-teknike në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1923 kthehet në Shqipëri, duke krijuar një sipërmarrje private të tij në fushën e hidroteknikës. Merret përkthyes gjatë luftës nga gjermanët për shkak të njohjes së mirë të gjuhës.

Një hetim rreth kësaj çështjeje u zhvillua në vitin 1984, teksa kish qarkulluar në thashethem i pavërtetë sikur Nuçi Tira ish oficer i Brigadës së 1-rë ishte personi që e kish vrarë Petraq Pekmezin. I prekur nga këto fjalë, të provuara të pavërteta, si dhe duke synuar të vërtetën, Nuçi Tira u vu në lëvizje ta zbardhte këtë çështje. Ishte takuar me Petraqin në tetor 1944 në shtëpinë e Vangjel Peristerit. Petraqi kish ndihmuar me mjaft informacione, por në fund ishte vrarë. Gjatë kësaj kohe po diskutohej skenari i një filmi rreth këtyre ngjarjeve. Regjisori kish kontaktuar me shumë persona, midis të cilëve edhe me Bako Dervishin. Referuar letrës që Nuçi Tira i dërgon më 28.1.1984 ministrit të Punëve të Brendshme Hekuran Isai, kur regjisori kish pyetur Bako Dervishin, ky ishte përgjigjur:

“Rri more djalë e mos i hyr kësaj pune se do të na nxjerrësh telashe. Petraq Pekmezin e kam vrarë unë, neve partizanët”. B.Dervishi kish rrëfyer se pasi Petraqi kish mbërritur në Linzë, ata (përveç tij edhe Abaz Fejzo dhe Zija Këlliçi) e morën në pyetje si të pandehur, duke e torturuar, me kërkesën për të treguar rrjetin sekret të Gestapos. Në përfundim, Bako dhe Abazi morën vendim ta pushkatonin e për këtë kishin bërë edhe një lloj vendimi gjyqi, por Zijai refuzoi të nënshkruajë. Edhe pas lufte, Bako i kërkoi Zijait ta firmoste atë vendim, por ky kish refuzuar. Regjisori i tha Tirës se Petraqi kishte qenë i lidhur me lëvizjen nacionalçlirimtare dhe se te gjermanët shkoi me lejen e partisë (Drit Çaushi me anë të vëllait Trajan Pekmezi, më vonë dëshmor). Po ashtu dilte se Petraqi mbante lidhje me Naun Bezhanin. Vetë Naun Bezhani deklaronte se prej korrik-gushtit lidhjet i mbante me Vangjel Peristerin, por Petraqin nuk e njihte. Nga të dhënat, ai e kish kuptuar se informacionet (rreth 50-60 të tilla) vinin nga një zyrë me rëndësi e Gestapos. Nuk ka asnjë dyshim se burimi i vetëm i tyre ishte Petraqi. Në të dy rastet pikë takimi është Vangjel Peristeri. Një tjetër dyshim që hidhte Nuçi Tira ishte fakti se mos kish pasur një takim të fshehtë midis Mehmet Shehut dhe gjeneralit gjerman Fitzthum ato ditë. Këto dyshime ishin përfolur në vitin 1983, por nuk ishin të sigurta nëse bëheshin pse doli Mehmet Shehu “poliagjent” apo vërtet kishte baza për një takim të tillë. Në analizën e provave, fakti më i rëndësishëm ishte ai që mbrëmjen e 16 nëntor 1944 gjermanët u larguan nga Tirana nëpërmjet rrugës së Kavajës pa u penguar nga partizanët.

Duke vijuar “hetimin” e kësaj çështjeje, Nuçi kish takuar në vitin 1983 ish partizanët Vangjel Priftanji dhe Foto Xhitoni. Vangjeli jep një dëshmi interesante që nuk lidhet vetëm me Petraq Pekmezin, sepse të marrë peng paskan qenë edhe të tjerë. Sipas dëshmisë së tij, pasi i thanë që ishte arrestuar edhe Petraqi, Mehmeti dha urdhër të pushkatohej ai dhe të tjerët sepse ato “plehra” nuk duheshin. “E mori Idriz Seiti e bashkë me 5-6 të tjerë i ka shpënë e pushkatuar në Zall Herr në lum”-dëshmonte Vangjel Priftanji. Pas një jave Nuçi i kërkoi një deklaratë Vangjelit, por ai refuzoi t’ia jepte.

Deklarata për Petraq Pekmezin

-Rexhep Luga: “Petraqi ka qenë një njeri që sakrifikoi për shokët”.

-Zija Këlliçi: “Në atë kohë, përfshirë edhe Petraq Pekmezin, kemi dhënë dimë me pushkatim pa e pas të drejtë. Vrasjen e Petraqit e kanë argumentuar në atë kohë si tentativë ikjeje, megjithëse ai nuk kishte nga të ikte. Grupi i hetimit përbëhej nga Bako Dervishi, Abaz Fejzi dhe unë. Pas 10 vjetësh Bako Dervishi më kërkoi të bënim një raport të përbashkët për vrasjen e Petraqit, por unë refuzova”.

-Bako Dervishi: “Ne e vramë se ai qe major i gjermanëve, qe spiun i tyre dhe ne e dënuam si kriminel. Ne nuk kishim asnjë fakt për të, por dyshonin. E kam marrë në pyetje, një ditë e një natë, madje e rrahën partizanët. Dhashë urdhër ta kontrollonin dhe në rrethin e kapelës i gjetëm një listë me emrave e informatorëve gjermanë. Atë listë e kam pas deri vonë. Ajo tregonte se Petraqi qe shefi i tyre. unë kam pasur dijeni se Petraqi ka qenë informatori ynë dhe njëherë na ka sjellë një copë letër ku na informonte që të lëvizi shtabi i korparmatës se do qëllohej nga gjermanët dhe ashtu ndodhi”. Bako nuk foli për zhdukjen e shoferit të Petraqit.

Në vijim: E vërteta e pushkatimit të 104 robërve shqiptarë në Prishtinë dhe përpjekjet e Petraq Pekmezit për lirimin e tyre. Ku ngeci marrëveshja dhe pse nuk u realizua ajo.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...