1946/Enveri partisë i dhuron financa Enverit të qeverisë

Premte, 25 December 2020 15:16

Nga Kastriot Dervishi

Partia Komuniste Shqiptare që drejtohej nga Enveri, i dhuroi Këshillit të Ministrave që drejtohej nga Enveri, një shumë prej 2 milionë frangash shqiptare, për t’i përdorur “për nevojat e rindërtimit të vendit”.

Akti qesharak u konsumua me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 10.6.1946, teksa Këshilli i Ministrave që drejtohej nga Enveri, pranoi dhuratën e PKSH-së që drejtuar nga Enveri. Me këtë rast, Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Enveri, falënderoi PKSH-në që drejtohej nga Enveri.

Kjo komedi u konsumua pikërisht në kohën kur komunistët shkatërruan shtetin shqiptar në funksion të ndërtimit të një shteti eksperimental jugosllav e kinez. Vetëm vitin e parë të pushtetit të tyre, ata kishin katërfishuar administratën dhe 80% të buxhetit të shtetit e harxhonin vetëm për paga. Partia Komuniste, ishte udhëheqësja e vjedhjeve dhe grabitjeve që filluan t’i bëheshin qytetarit shqiptar, pasi një bandë kriminale përgjegjëse për krime lufte u vendos në pushtet.

Modifikuar më Premte, 25 December 2020 15:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...