Pjetër Arbnori, vuajti 28 vjet, 2 muaj e 9 ditë burgim komunist

Hënë, 18 Janar 2021 13:53
Pjetër Arbnori para arrestimit Pjetër Arbnori para arrestimit

Nga Kastriot Dervishi

Është ndër rastet më të njohura të burgimeve të gjata sepse ishte në vitet 1991-2005 deputet i Partisë Demokratike dhe në vitet 1992-1996; 1996-1997, kryetar i Kuvendit Popullor. Pjetër Arbnori (1935-2006) mbetet ndër figurat më interesante të tranzicionit. Qysh i vogël u rrit jetim sepse gjatë luftës komunistët i vranë babanë. Për të ndjekur shkollën, u detyrua të ndryshojë mbiemrin nga Toma në “Arbnori”. Në janar 1958 filloi të japë provimet në degën histori – filologji në Universitetin e Tiranës, duke arritur ta mbarojë këtë shkollë në qershor 1960. Në shtator 1960 filloi punë si mësues i letërsisë në teknikumin bujqësor “Kajo Karafili” në Kavajë. Vazhdoi punë deri në prill 1961 kohë kur u largua nga puna.

Dënimi i parë

Pas pushimit nga puna ishte i pakënaqur edhe më shumë ndaj regjimit. Më dy shokë të ngushtë përbënin “grupin e Durrësit”. Arbnori u përfshi në një grup që me një aktivitet shumë simbolik (zhvilluan vetëm disa mbledhje midis tyre) synonte krijimin e një partie socialdemokrate. Grupi i Tiranës kryesohej nga Uran Kalakulla. Grupet e Pjetër Arbnorit dhe Uran Kalakullës u zbuluan rastësisht. U arrestua më 27.5.1961 në Durrës. U dënua së bashku me shtetasit: Uran Kalakulla, Tanush Kaso, Zeqir Koçi, Kahreman Paftali, Riza Kuçi dhe Agim Musta. Me vendimin nr.113, datë 11.8.1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për tradhti ndaj atdheut e agjitacion dhe se bashku me Uran Kalakullën e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.121, datë 3.9.1962. Presidiumi i Kuvendit Popullor, i ktheu vendimet me vdekje me 25 vjet burgim .

Ridënimi

Më 30.1.1979, Pjetër Arbnori u arrestua duke vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit. U hetua për 4 muaj. Me vendimin nr.37, datë 30.5.1979 Gjykata e Rrethit Mat e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës brenda në burg dhe u dënua me 12 vjet të tjera burgim. Gjykata vërente: “Është shprehur se socializmi nuk mund të triumfonte në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfra, apo shprehje të tjera se këta (komunistët) janë njerëz të poshtër, pa dinjitet, ndjekin vijën e Stalinit dhe sipas tij politika që ndjek shteti ynë është politikë mashtruese...Në shkrimet e tij, i pandehuri, si një element armik që është ka shprehur tendencën e letërsisë borgjeze revizioniste. Kështu ai personazhit kryesor i shkëput nga problemet aktuale të shoqërisë dhe merret me probleme të parëndësishme në shtetit e ardhshëm, e të tjera”. Pjetër Arbnori u lirua më 3.8.1989 nga Burgu nr.321 i Burrelit.

Modifikuar më Hënë, 18 Janar 2021 13:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...