Koburja e ngjarjeve me hasmëri, Kajan Karafil Oshafi

Tuesday, 19 Janar 2021 13:30

Nga Kastriot Dervishi

Në paradën e portreteve të vendosura në bulevard në vitin 2019, muajin e tërmetit, ishte edhe portreti i Kajan Karafil Oshafit, i njohur më shumë me emrin “Kajo Karafili”, lindur në Kënetë të Pogradecit. Eqrem Çabej apo Shaban Demiraj për shembull, krahasuar me koburexhiun Kajan janë pothuajse të pavlerësuar. Fare pak shkolla, rrugë, etj, mund të gjesh me emrat e shkencëtarëve të rrallë që patëm. Ama emra të tillë si koburexhiu në fjalë i gjen me shumë. Kajan Karafil Oshafi, i njohur më shumë me emrin “Kajo Karafili”, lindur në Kënetë të Pogradecit, i arratisur në Jugosllavi pas kryerjes së krimit, është tepruar duke u vendosur si emër në Pogradec, Tiranë, Kavajë, Maminas, etj. Në të vërtetë mbi të rëndojnë të paktën tre vrasje me karakter ordiner, pra jo për arsye politike, apo rrethana vetëmbrojtjeje. Ato motivohen nga hasmëritë apo porositë e marra nga të tjerë të konsideruar miq të tij. Sot po bëjmë të ditur dy njoftime zyrtare për vrasjet e tjera (atë të Neki Starovës, ndodhur,  më 29 maj 1940 e kemi shpjeguar më parë), të Sejfulla Banushit, Ramadan Bakiut. Neni 405 i Kodit Penal, në pjesën krime kundër personit, parashikonte dënimin me vdekje për krimet e shkaktuar nga personi në fjalë. më poshtë, do të gjeni dy njoftime zyrtare për procesin ndaj tij.

 

Çkëputie ordonance

Neve Foto Duni, gjyqtar hetues pranë Gjyqit Shkallës I Korçës, duke mare parasysh aktet hetimore që janë mbajtur kundra të quajturit Kajan Karafilit, nga katundi Kënetë (Blacë), Komuna e Qeptshtës Nënprefektura e Përparimit, i arratisur, kundra të cilit është lëshuar letërreshtim i përhershëm prej Gjykatës Paqtuese të Përparimit (Pogradecit), me cilësi si  gjyqtar hetues, më 1.9.1938.

Akuzuar se:

Më 17.9.1938, me armë lufte, ka vrarë Sejfulla Banushin, nga katundi Vrani (Bradomirë) dhe Ramadan Bakinë nga katundi Nënmalas (Zagorçan). Me ordonancën e kësaj gjykate nr.93 datë 18.3.1939, për arsyet që tregohen në atë konform dhe mendimit të prokurorit të shtetit, parashtruar në rekuizitorin e tij më 17.3.1939, kundra të pandehurit përmendur Kajan Karafilit është vendosur nevojë gjykimi dhe dërgimi i tij para Gjyqit Kolegjial të Korçës, në bazë të neneve 405... dhe 73 të Kodit Penal, nën konditat e formës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale.

Korçë me 22.3.1939

Gjyqtari hetues

(“Fletorja Zyrtare”, nr.25, 3 prill 1939, faqe 6)

***

Mbasi nuk është zënë Kajan Karafili, bujk më parë banues në katundin Kënetë (Blacë) dhe tash i arratisur, i pandehur se me 17.9.1938 se me armën e luftës që mbante me vedi pa lejë ka vrarë Sejlullah Banushin nga katundi Vrani (Bradomirë) dhe Ramadan Bakinë nga katundi Nënmalas (Zagorçan). Prandaj kryesia e Gjyqit Kolegjial të Korçës të pandehurit të naltpërmëndur i jep 10 dit afat qysh prej datës të shpalljes këtij vendimi, për t’u prezantuar para gjyqit dhe në qoftë se nuk prezantohet brenda këtij afati, vërtetohet se nuk i bindet ligjit dhe kështu gjykimi ka me vazhdue në mungesën e tij, do të rrëzohet nga të drejtat civile, do t'i sekuestrohet pasuria dhe me asnjë mënyrë nuk ka të drejtë ankimi për veprimet e bëra. Të gjithë xhandarët dhe policët janë të detyruar me kapjen e tij. Për plotësimin e veprave të naltprërmendura ju shkrua Prokurorisë së Shtetit dhe në mbështetje të neneve 371 e 372 të Kodit të Procedurës Penale. Shpallet ky vendim. Korçë më 27 maj 1939.

Kryetari i Gjyqit

(“Fletorja Zyrtare”, nr.39, 9 qershor 1939, faqe 6-7)

Modifikuar më Tuesday, 19 Janar 2021 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...