1945/Ngatërronin Eqrem Vlorën me një tjetër

E Enjte, 21 Janar 2021 10:48
Faksimile e raportit Faksimile e raportit

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër aspektet më qesharake që vërehet në dokumentet e krijuara nga organet e punëve të brendshme të kohës së diktaturës, rezultat i mediokritetit dhe zhvillimit të ulët kulturor, është mosnjohja e personave objekt ndjekjeje. Në një rast për shembull të vitit 1947, një personi me emrin Gjergj, ia shkruan emrin gjithnjë Gjergj Fishta. Por sot, po sjell një vëzhgim të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit në prill 1945. Ky institucion që drejtohej e këshillohej vazhdimisht nga jugosllavët, funksionoi në vitet 1944-1946, para se të krijohej Sigurimi i Shtetit. Raportohej aktiviteti i kryetarit të misionit ushtarak britanik, gjeneralit Hodgson (ardhur në mars 1945, larguar në prill 1946). Shokët e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit hartojnë një dokument të hollësishëm mbi Eqrem Vlorën dhe “takimet” me britanikët si dhe rrethin miqësor të tij. Sigurisht as e dinin që Eqrem Vlora ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1944 dhe nuk gjendej këtu. Meqë “Eqremi” takohej me anglo-amerikanë, duhej të ishte “agjent” britanik. Dhe ai dhe të tjerë “agjentë”, punët i bënin ashiqare në bar “Sahati”, hotel “Splendi”, kafe “Berati”, lulishte, etj. dokumenti përmend 22 persona të tjerë si: Muhtar Vrioni, Aristidh Totozani, Subhi Vrioni, Skënder Shkupi, Iljaz Pilku, Gani Strazimiri, Ibrahim Ciu, Enver Delvina, Tika Thezha, Shahin Delvina, Sandër Saraçi, Andon Frashëri, Gaqo Turtulli, ing.Luarasi, Qazim Plasa, Nexhip Koka, Demir Alizoti, Qemal Dibra (mbase Qenan), Ismail Angoni, Selim Mullai.

Nga shikimi tërësor i dokumentacionit, personi që thuhet se është Eqrem Vlora, ka mundësi të jetë Riaz Vlora, i arrestuar pak muaj më vonë dhe i vdekur në hetuesi nga torturat. Emri i tij del shpesh në raporte të tjera për takime me anglo-amerikanët në Tiranë.

Modifikuar më E Enjte, 21 Janar 2021 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...