Fillesat e karikaturave kundër aleatëve

Premte, 29 Janar 2021 14:53

Nga Kastriot Dervishi

Në prag të largimit të misionit diplomatik të vëzhguesve amerikanë në nëntor 1946, revista satirike “Hosteni” nisi të përçojë politikën e regjimit kundër anglo-amerikanëve, politikë e cila do vazhdonte për 44 vjet. Deri këtë kohë zërin më të madh, përjashto tematikat nga lufta, në karikatura e zinte Greqia. U harruan “aleatët e përbashkët”. Të tillë quheshin vetëm sovjetikët dhe jugosllavët. Shenja e parë u dha në një karikaturë të quajtur “High life America”, ku jepej ideja se në SHBA mund të bësh para nëpërmjet prostituimit. Në të njëjtin numër, pasi tallet Agjencia Reuter, ironizohen anglo-amerikanët se sipas tyre Tristeja duhej të ishte në Afrikë. Amerikanët të identifikuar me kapelen tipike të tyre me yje dhe viza, vihen përkrah antikomunistëve në Kinë. (“Hosteni”, nr.20, datë 6.10.1946).

Politikët e lartë të Francës dhe Britanisë së Madhe, përkatësisht De Gaulle dhe Churchill viheshin në lojë sepse mendonin se secili e kish në dorë Francën. (“Hosteni”, nr.21, datë 15.10.1946). Këta dy të fundit përfshiheshin në numrin vijues. Jepej ideja se britaniku e kishte në dorë francezin. Në të njëjtin numër ironizohet Franca si lustraxhesë që i fshinte këmbët dollarit amerikan, si dhe anglo-amerikanët (Trumani i lodhur dhe Churchill i shëndoshë), të cilët paraqiten sikur mbronin Italinë të mos dëmshpërblente shqiptarët  (“Hosteni”, nr.22, datë 15.10.1946).

Revista hapej me një karikaturë, në të cilën SHBA-ja paraqitej si oktapod i shtrirë në Europë (Angli, Itali, Francë, Greqi, Turqi) që jepte hua. Përfaqësuesi amerikan në Tiranë Hendersoni ia telegrafoi menjëherë këtë sekretarit të shtetit dhe ambasadës amerikane në Moskë. Si dukej kish qenë i pavëmendshëm për numrat paraardhës. Në të njëjtin numër paraqiten si një tufë qensh  Trumani, Churchill, De Gaulle dhe De Gasperi, si “armiq” të tërbuar të paqes kundër karrocë së paqes. (“Hosteni”, nr.23, datë 29.10.1946).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...