1955/Niveli arsimor i anëtarëve të plenumeve të rretheve, vetëm 3 me arsim të lartë

Saturday, 30 Janar 2021 15:31

Nga Kastriot Dervishi

Plenumet e komiteteve të Partisë së Punës së rretheve ishin “parlamentet” vendorë të partisë. Përbërja arsimore e kulturore e anëtarëve të tyre tregon edhe nivelin e vetë partisë, si dhe kushtet në të cilat është gjendur vendimmarrja. Në vitin 1955, në përbërje të plenumeve të rretheve kishte vetëm 3 persona me arsim të lartë në gjithë Shqipërinë. Shumica e anëtarëve i takojnë arsimit fillor me 4 klasë. Ndërsa arsimit unik quhej ai me 7 klasë. Partia e Punës rrënjë të vet ka pasur injorancën. Triumfi i saj në pushtet pikësëpari ka qenë fitore e injorancës mbi inteligjencien. Edhe në vitet vijuese ajo mbizotërohej nga niveli fshatar dhe ai i pashkollë. Mbi këtë kërcell është ngritur e forcuar. Në vitin 1955 ishin gjithsej 529 anëtarë të plenumeve për 26 rretheve (23 punëtorë, 369 fshatarë dhe 136 të ndryshëm). Këta duhet të ishin elita e partisë. Niveli i tyre arsimor ishte i mëposhtmi:

Nga këto 10% e përbënin komunistët e viteve 1941-1942 dhe 47% ata të viteve 1943-1944. Përbërja arsimore:

-0.9% analfabetë (5 vetë)

-6.6% gjysmë analfabetë (35 vetë)

-62.3% fillor (330 vetë)

-7.1% unik (38 vetë)

-22.3% të mesëm (117 vetë)

-0.5% të lartë (3 vetë)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...