Vizita në Kinë dhe një telegram për ministrin kinez të Sigurimit

Tuesday, 02 February 2021 16:19

Ministri i Punëve të Brendshme gjendej për një vizitë të fshehtë në Kinë në shtator-tetor 1962. Atje i dërgoi një letër ministrit që mbulonte shërbimin sekret. Ndryshe nga ç’ishte në Shqipëri, në Kinë shërbimi sekret ishte në nivel ministrie. Kadri Hazbiu gjendej për një vizitë pune në Kinë. Ai takoi në mënyrë të fshehtë më 29.9.1962 ministrin e Sigurimit Publik të Kinës, gjeneral-kolonel Sje Fu Xhi (shkruhet edhe Sje Tu Czi) dhe zëvendësministrin e parë të tij, Sjun Ci Xhun në katin e sipër të një hoteli në Pekin. Në këtë takim, nga kinezët merrnin pjesë drejtori i Drejtorisë së Kundërzbulimit, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Kufirit, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë, zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Teknikës Operative, drejtori i Drejtorisë së Kampeve dhe Burgjeve. Biseda u zhvillua në rusisht. Më vijim është takuar me Mao Ce Dunin, Çu En Lain, etj.

***

Telegrami

28.9.1962

Ministrit të Sigurimit Publik të Republikës Popullore të Kinës, shokut Sje Fu Xhi

I nderuari shoku ministër!

Më lejoni që në emër të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj juve dhe nëpërmjet jush gjithë punonjësve të Ministrisë së Sigurimit Publik, urimet më të përzemërta me rastin e 13 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Punonjësit e MPB të RPSH-së, ashtu si i gjithë populli shqiptar, gëzohen pa masë për sukseset që ka arritur populli vëlla kinez dhe organet e tij të sigurimit publik, në mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor. Në të njëjtën kohë, shprehim bindjen e plotë se në të ardhmen nën udhëheqjen e Partisë Komuniste me shokun Mao Ce Dun në krye, do të arrijmë suksese edhe më të mëdha në ndërtimin e socializmit, forcimin e Republikës Popullore të Kinës, në luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit modern, për triumfin e paqes, socializmit e komunizmit në botë. Më lejoni shoku ministër, t’ju uroj që si këtë vit dhe gjithnjë të festoni me plot suksese e lumturi ditën e shënuar të themelimit të RP të Kinës.

Rroftë miqësia e pathyeshme midis dy popujve tanë vëllezër dhe organeve tona!

Rroftë Republika Popullore e Kinës dhe populli i madh kinez!

Rroftë Partia e lavdishme Komuniste e Kinës dhe kryetari i saj Mao Ce Dun.

Përshëndetje vëllazërore

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë,

Kadri Hazbiu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...