Pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit në syrin grabitqar të shoqërisë Komisionare

E mërkurë, 03 February 2021 17:29

Nga Kastriot Dervishi

Qysh nga viti 1956 shteti komunist, me shoqërinë Komisionare, pasi kishin vjedhur pronarët brenda vendit, nis procesin e gllabërimit për qëllime shitjesh të pasurive të shqiptarëve jashtë vendit. Me prokura të marra në mënyra të dyshimta dhe me detyrim, trashëgimtarët e këtyre pasurive jashtë vendit, por që jetonin në Shqipëri, u vunë përpara detyrimeve të shisnin pronat e tyre, duke sjellë të ardhura që në pjesën maksimale të tyre i kalonin regjimit komunist. Më 1.6.1989 shoqëria, kaloi nga  varësia e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, në atë varësi të Ministrisë së Financave. Shoqëria u jepte 5% të vlerës pronarëve të pasurive. Po si ishte gjendja e pasurive në vitin e fundit të regjimit komunist. Sipas raportit të datës 13.7.1990 të ministrit të Financave, Andrea Nako, drejtuar Këshillit të Ministrave, nga viti 1956 që ishte krijuar, shoqëria Komisionare kishte siguruar në valutë rreth 23 milion dollarë. Struktura e shoqërisë ishte 7 punonjës, 5 në Tiranë dhe nga një në Korçë e Gjirokastër. Vetëm në vitet 1985-1990 përllogaritej një fitim prej 6 milionë dollarësh. Për vitit 1990 ishte të plan të sigurohej një shumë prej 2 milionë dollarësh. Veç atyre që përmenden më poshtë, shoqëria po punonte edhe në shtetit si: Australi, Francë, Itali, Kanada, Argjentinë, etj. Ministri rekomanda një sërë masash për të rritur të ardhurat, e midis të tjerat të nisnin bisedimet me qeverinë greke. Pasuri gjendeshin edhe në Jugosllavi, por procesi ishte ndërprerë pas vitit 1981.

Vlerësimi i pasurive

1-Në Greqi, gjendeshin pasuri në vlerën 370-400 milionë dollarë, në: 309 shtëpi, godina e apartamente; 62 troje; 66 dyqane, magazina, objekte sociale; 30 mijë hektarë, parcela ara, vreshtari; 65 mijë hektarë pyje; 108 mijë hektarë kullota.

Për pasuritë në fjalë ekzistonte si pengesë ligji i luftës. Por megjithatë, po bëheshin përpjekje për të shitur pasuritë e shqiptarëve me fe ortodokse, ndaj të cilëve shteti grek nuk hapte probleme. kështu për shembull ishte realizuar shitja e një shtëpie në Selanik në vlerën e 230 mijë dollarëve, si dhe ishin bërë praktika të tjera gati në Selanik, Janinë, Korfuz, etj.

2-Në Turqi, gjendeshin pasuri në vlerën e 10 milionë dollarëve, por problemi më i madh ishte vjetërsia e tyre. Pasuritë e identifikuara ishin: 77 banesa, 49 objekte, 39 parcela bujqësore, 15 troje, etj. Raporti linte të hapur çështjen se mund të ishin më shumë se kaq pasuri, por që nuk njiheshin dhe ende nuk ishin identifikuar. Legjislacioni turk po ashtu nuk kishte qenë i favorshëm për të kryer shoqëria shitjet e saj. Megjithatë ishte shitur në Stamboll një dyqan me vlerë 240 mijë dollarë. Theksohej se pasurive u ishte rritur vlera sepse mund të përdoreshin për sheshe ndërtimi.

3-Në SHBA, Argjentinë, etj, që nga krijimi i shoqërisë ishin trajtuar rreth 1500 praktika pasurore, duke arkëtuar rreth 10 milionë dollarë. në vitet 1985-1989 ishin realizuar çdo vit mesatarisht nga 350 mijë dollarë. Për vitin 1990 parashikoheshin të realizoheshin 400 mijë dollarë. Këtu shënohej se nga emigracioni ekonomik në SHBA kishin ardhur për të afërmit e tyre, në 5 vjetët e fundit rreth 13 milionë dollarë.

4-Në Egjipt gjendeshin pasuri të identifikuara në vlerën e 5 milionë dollarëve. Shënohej se mund të kishte të tjera. Syri i ishte vënë ish godinës së ambasadës shqiptare atje në vlerën e 1.3 milionë dollarëve. Godina ishte në pronësi të një shqiptari. Me paratë e siguruara do blihej një godinë e re në vlerën e 600-700 mijë dollarëve, ndërsa shumë që tepronte do përdorej “për nevoja të ekonomisë”.

Modifikuar më E mërkurë, 03 February 2021 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...