1952/“Këtu nuk ka asgjë, qajmë për vuajtjet tona”

Hënë, 15 February 2021 14:55

Në letrat e tjera dërguar nga Shqipëria kryesisht në SHBA, dallohet depresioni i thellë i shqiptarëve nën regjimit komunist, i njohur ky për profilin e tij terrorist dhe për mungesën e një politike të duhur ekonomike. Nën drejtimin e komunistëve Shqipëria ishte një vend i mjerë që jo vetëm nuk zbatonte asnjë normë njerëzore, por që kalonte nga eksperimenti në eksperiment.

-Kostaq Koki nga Korça, për Q.K.Mina në SHBA: “Kisha arritur në një pasuri të mirë dhe kisha shumë qejf të vija me gjithë zonjën të piqeshin që me të gjallë. Kemi 5 vjet që rrimë në qilar. Muret janë me ujë. Qajmë për të gjitha vuajtjet”.

 

-Jorgji Papa i shkruan Stefanos Muqelis në SHBA: Ekonomikisht jam i shkatërruar. Nga familja nuk kam asnjë ndihmë. Vetëm ti je për mua”.

 

-Kleoniqi Pano nga Korça për Miche Mile në SHBA: “Këtu Vangjelica nuk ka asgjë. Është e tmerrshme që të shkruaj. Hamë bukë misri 400 gramë në ditë. Mos pyet. Mjerë populli i cili ka arritur fazën e tuberkulozit. Ç’të them! Në rast se gjendja do të mbesë kështu, që të gjithë do të vdesin. Shpresat janë të kota”.

 

-Lina Radoja nga Shkodra për Bresan Carkon në Itali: “Ju vë në dijeni se në 9 të këtij muaji bëhen 3 muaj që Ndoci është burgosur e deri tash nuk dihet gjë. Deri kur do durojmë këto kondita. Jeta është e vështirë të kalohet kështu. Punë nuk na japin. Për fjalë të nderit por të mos kisha fëmijën do t’i kisha dhënë fund jetës, por ai m’i lidh këmbët. Prapë se prapë do ta bëj ndonjë ditë”.

 

-Zyra Hariz Kamecina nga Korça për Hariz Rakip Kamenicën në Australi: “Këtu ka halle shumë. Nuk ka tregtarë të marrësh borxh. Po nxore vetë ndonjë lek po mirë. Je se vdiqe. Këtu duhen 100 dollarë në vit për shtetin, veç të tjerave. Kështu ta marrç vesh mirë se nuk ta shpall dot se e kam gjuhën e shkurtër. Kuptoje vetë”.

 

-Fotini Ago nga Sinica e Korçës për Kristo Dinon në SHBA: “”Sot që po të shkruaj letrën kam bukë vetëm për një javë. Ju lutem mos na lini të vdesim për një copë bukë, të cilën nuk e dimë ende në do ta marrim. Mësoje se dyqani që ka hapur qeveria për të blerë me dollarë, nuk ka asgjë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...