Gjatë diktaturës komuniste, dolën një sërë librash për ata që quheshin “heronj të heshtur”, domethënë punonjës zyrtarë ose ilegalë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Librat në fjalë, më shumë ishin propagandë dhe letërsi e rëndomtë. Më poshtë jepen dy citime nga njëri nga volumet e librit në fjalë.
***
Bega dhe dokumenti i partisë
“Në nëntor të vitit 1945, Bega me shokët e tij ranë në gjurmë të një bande. Në malin e Gipinit, mbi Bolenë, u ndeshën me kriminelët...Ai u plagos rëndë. Rrugës, kur po e çonin në spitalin e Gjirokastrës, Bega u tha shokëve: “Amanet dokumentin e partisë, amanet familjen”. (“Heronj të heshtur”, volumi nr.8, botim i MPB-së, Tiranë 1983, faqe 31).
***
Qaniu nga Sevasteri, hero i heshtur i partisë
“Të gjithë shokët votuan për pranimin e Qaniut në parti. Sekretari i celulës si u hodhi një vështrim përreth, iu drejtua Qaniut duke i thënë: Pra celula vendosi pranimin tënd si anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Por duhet të bësh përpjekje që të mësosh sa më shpejt shkrim dhe këndim. Bashkë me luftën duhet të mos harrosh për asnjë çast detyrën që po të ngarkon partia”. (“Heronj të heshtur”, volumi nr.8, botim i MPB-së, Tiranë 1983, faqe 110).
Qaniu u vra në Tamarë kur shkoi të vriste malësorët e Prek Calit në fillim të vitit 1945.