Njoftimet e kohës për eksodin, vihet re se aq shumë u larguan, sa Durrësi kish mbetur pa furrxhinj. Disa njoftime të kësaj kohe janë:
Në komunikatën operative nr.56, datë 8.3.1991 të MPB-së për ngjarjet në Durrës, thuhet:
Më datë 7.3.1991 gjendja në vazhdon të jetë e tensionuar në port me gjithë ndërhyrjen e ushtrisë. Anija “Partizani” është e mbushur me njerëz megjithëse është me defekt. Në qytet ka vështirës për bukë. Një pjesë e furrxhinjve kanë ikur për në Itali. Pritet të vijë bukë nga rrethet. Deri në orën 9.00 ka ardhur një makinë nga Elbasani.
Në komunikatën operative nr.58, datë 11.3.1991 të MPB-së, njoftim nga MPJ-ja:
“Më datën 10.3.1991, anija “Tirana” vjen nga Italia në portin e Durrësit me 2 mijë refugjatë shqiptarë, ku njëri është i sëmurë nga kolera. U morën masat për shpërndarjen e tyre”.
Në komunikatën operative nr.71, datë 26.3.1991 të MPB-së për ngjarjet në Durrës, thuhet:
“Në datën 25.3.1991, gjatë grumbullimeve të një mase të madhe njerëzish nga rrethe të ndryshme për në drejtim të portit është tentuar për të hyrë në port. Forcat e rendit ndërhynë për sprapsjen e tyre, ku u plagosën 16 shtetas dhe 12 policë. U dëmtuan 2 makina, u dogj një vagon treni dhe u thyen disa xhama lokalesh”.