Si çdo vit, edhe më 1948-n, u organizua një ditë përkujtimi për 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas. Me këtë rast, flamujt e vendosur këtu ishin të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Askund nuk ndaheshin këto shtete në përkujtime të tilla. Data e fotos 8.3.1948. As kuptonin se çfarë po vinte. Në mes të grave ishte edhe Nexhmije Hoxha, e cila do pasonte Ollga Plumbin si presidente e organizatës së gruas në vitet 1946-1955.