Në fund të vitit 1928, për 58 deputetë, administrata e Parlamentit të Shqipërisë përbëhej nga 23 persona. Sot, për 140 deputetë, administrata e Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga plot 409 persona. Paga e sekretarit të përgjithshëm në vitin 1928 ishte 500 franga ari në muaj, redaktorët 400, ndihmësredaktorët 320, protokolist-arkivist 270 dhe paga më e ulët e shërbëtorit 120.
Administrata e Parlamentit të Shqipërisë në fund të vitit 1928:
1-Xhemit Ruga - sekretar i përgjithshëm
2-Gjush Benusi - redaktor
3-Hivzi Pojani - redaktor
4-Anastas Frashëri - ndihmësredaktor
5-Taf Agolli - ndihmësredaktor
6- Kolë Fishta - ndihmësredaktor
7-Athanas Sallabanda - sekretar-llogaritar
8-Rrok Deda - protokolist-arkivist
9-Zija Ohri - sekretar-bibliotekar
10-Pasho Frashëri -kopist
11-Rapo Zemblaku - komisar
12-Fetah Saraçi - polic
13-Nexhip Ahmeti - polic
14-Ibrahim Katroshi - polic
15-Xhevdet Dibra - polic
16-Hasim Shaqiri - polic
17-Abaz Voika - Kavaz
18-Jakup Peqini - shërbëtor
19-Jakup Gurabardhi- shërbëtor
20-Shaban Merja- shërbëtor
21-Qazim Spahiu- shërbëtor
22-Sali Xhepa- shërbëtor
23-Mehdi Shehi-shofer