Ishte 13 vjeç, por u arratis nga Shqipëria. Fotografia e vogëlushit është botuar në gazetën “Shqipëria” të Komitetit Shqipëria e Lirë, të datës 15.10.1951. Pamja e Shaban Plangaricës tregon mjerimin e kohës, tipike për njerëzit nën regjime diktatoriale si ai komunist, të cilëve nuk iu ndaheshin vjetërsirat dhe arnat nga trupi.