1990/Shqipëria kishte 1300 “nëna heroina”

Tuesday, 23 Mars 2021 14:42

Referuar procesverbalit të datës 24.4.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, në Shqipëri ishin gjithsej 1300 “nëna heroina”, d.m.th. me shumë fëmijë. Çështja doli gjatë diskutimeve për dekorimet e tyre një brigade perimesh dhe ferme lopësh.

Propozime për dekorime

Shoku Ramiz Alia: Kemi edhe një propozim shtesë për dekorim. Këshilli i Ministrave propozon që brigada e 9-të e perimeve në NB Levan dhe kolektivi i fermës së lopëve të NRGJ-së në Korçë të dekorohen me Urdhrin e Flamurit. Ja lexoje ti Ali këtë propozim meqë shokët nuk e kanë marrë.

Ali Manaj: Këshilli i Ministrave propozon të dekorohet me Urdhrin e Flamurit brigada e 9-të e perimeve të Levanit në Rrethin e Fierit dhe ferma e lopëve në Korçë.

Shoku Ramiz Alia: Po Urdhri i Flamurit ç’hyn këtu?

Ali Manaj: Urdhrin e Flamurit e marrin edhe këta shoku Ramiz, e lejon ligji.

Shoku Ramiz Alia: Urdhri i Flamurit nga vetë emri është politik, kurse Urdhri i Punës mund t’u jepet.

Rita Marko: Ky propozim ka kaluar gabim shoku Ramiz, unë nuk e kam parë.

Ramiz Alia: Nuk ka gjë. T’u japim Urdhrin e Punës të Klasit I, dakord jemi?

“Presidiumi vendosi që Brigada e 9-të e perimeve në NB Levan të Fierit dhe kolektivi i fermës së lopëve në Vashtëm të NRGJ-së Korçë të dekorohen me Urdhrin e Punës së Klasit I”.

Ramiz Alia: Kam harruar t’u pyes shoqja Lumturi (Rexha, presidente e Bashkimit të Grave dhe anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor-shënim), këtyre nënave heroinë a u japim ndonjë gjë?

Lumturi Rexha: Asgjë nuk u japim, vetëm këshilli popullor ka raste që i ndihmon.

Ramiz Alia: Sa janë këto?

Lumturi Rexha: Janë rreth 1300 gra.

Ramiz Alia: Edhe sikur nga 200 lekë t’u japësh, nuk është ndonjë gjë. Mirë vazhdojmë.

Modifikuar më Tuesday, 23 Mars 2021 15:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...