1990/Në “anijen” tanzaniane në Nju-Jork

Hënë, 29 Mars 2021 16:05

Në shtator 1990 Ramiz Alia zhvilloi një vizitë në Nju-Jork në sesionin e 45-të në mbledhjen e nivelit të lartë për fëmijët. Shkelte në tokë amerikane si kryetar shteti, pas një ngrice të madhe të marrëdhënieve shqiptar-amerikane. Këtu zhvilloi disa takime, ndër të cilat edhe më 29.9.1990 me presidentin e Tanzanisë Ali Hassan Mwinyi (1925) në hotel “Intercontinental” në Nju-Jork.

Ky ishte takimi më pakuptim i R.Alisë ishte, bisedë e cila tregon një solidaritet socialist. Ndërsa tanzaniani thoshte se ishin “në të njëjtën anije”, Alia e përjashtonte Shqipërinë nga ndryshimet që ndodhën në Lindje të Europës. Takimi është kaq qesharak sa duhej si mbledhje partish komuniste ku flitet kundër pluralizmit, Perëndimit, etj. Alia nuk e fshihte ngazëllimin që ishte takuar me tanzanianin. Pjesë nga biseda:

Ali Hassan Mwinyi: Jemi në të njëjtën anije.

Ramiz Alia: Më mirë të bisedojmë edhe për realitetet që na rrethojnë. Ndryshime në Europën sot bota perëndimore i paraqet me një eufori, duke pretenduar se të njëjtat fenomene ndodhin dhe do të ndodhin edhe në vende të tjera. Ne kemi probleme, por ato rrjedhin thjesht nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Analogji me Europën Lindore është e vështirë të bësh dhe kjo jo për arsye ideologjike, me të cilat nuk na bashkon asgjë, por edhe nga pikëpamja se që nga viti 1960 nuk kemi pasur asnjë lloj marrëdhënie ideologjike dhe politike me asnjë nga vendet e Europës Lindore...Shpesh herë Europa Perëndimore, e entuziazmuar nga ngjarjet në Lindje kujton se ka gjetur shkopin magjik, por përvoja tregoi se shkopi magjik krijoi probleme të mëdha nacionale, ekonomike, politike, etj.

Modifikuar më Hënë, 29 Mars 2021 18:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...