1985/“Nuk u bë qameti që vdiq ky”

Diel, 11 Prill 2021 10:29

Një prej detyrave funksionale të Sigurimit të Shtetit ishte edhe raportimi para udhëheqjes së Partisë së Punës për atë që flitej në popull. Zakonisht degët e punëve të brendshme në rrethe raportonin para sekretarit të parë vendor të komitetit të partisë ose për çështje ekonomike para kryetarit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit. Mendimi i specializuar dërgohej në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit dhe ky organ ia përcillte sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës ose sekretarit që mbulonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëpërmjet këtij informimi, gjithnjë Partia e Punës ishte në dijeni të mendimit popullor kundër regjimit, të grupeve sociale që mendonin kundër, të problematikave të ndryshme për nga buronte pakënaqësia, etj. Informacionet në vite të ndryshme e në kohë të ndryshme tregojnë se shqiptarët gjithnjë nuk janë pajtuar me diktaturës dhe se mendimi kundër ka qenë gjithë i paprekur, ndonëse në vend vepronte diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës.

Pjesë nga deklarimet:

-“Po kështu, dy nga këta persona kur kanë mësuar mbi vdekjen e udhëheqësit, qeshnin vetë dhe me nxënësit e shkollës që qanin”.

-Gjatë datave 12, 13 dhe 14 1985, në rrethin tonë kanë qarkulluar këto parulla e komente armiqësore, me rastin e vdekjes së shokut Enver Hoxha: “Iku ai i madhi, tani do të vijë ndonjë kulak tjetër në udhëheqje dhe do të na vrasë natën në gjumë. Po ti pse qan, të vjen keq...”

-“Pse qani për Enver Hoxhën, ai ishte plak, pa vdiq”.

-Në kohën që bëheshin homazhet tek arkivoli i shokut Enver, një element që është në kontingjent, shtresë e mesme fshatare, me banim në qytetin e Vlorës, me arsim 8 vjeçar, me moshë 40 vjeç, është shprehur: “... Po ti qan, tregoji nënës se çfarë thotë televizori se ajo nuk dëgjon, unë nuk e kam hapur fare televizorin dhe ajo nuk ka parë gjë fare...”

-Në natën e datës 12.4.1985 nga këndi i emulacionit të lagjes “Uji i Ftohtë” para 15 ditësh është hequr një parullë ku shkruhej: “Marshon Shqipëria Socialiste”, po kështu para 10 ditësh është hequr fotografia e shokut Enver Hoxha dhe përsëri më datën 12.4.1985 natën është hequr fotografia e shokut Enver Hoxha...”

-“Punë e madhe që vdiq Enveri, sikur u bë qameti...Po e mori fuqinë ndonjë nga djemtë e tij do na marrin shpirtin si vetë Enveri”.

-“Pse qani për atë që ishte i vjetër”.

Modifikuar më Diel, 11 Prill 2021 10:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...