Në mars 1953, kapiten Rakoja, komandant i një reparti, i kërkoi komandantit të një reparti tjetër, 8 rrota tanku, me justikimin se do t’i bënte një dhuratë këshilltarit sovjetik. Se për çfarë mund ta donte dhuratën me rrota këshilltari sovjetik, kjo nuk mund të dihej. Por kapiten Rakoja, mori rrotat dhe i dërgoi në Lushnjë te i vëllai për t’i përdorur rrota karroce. Të gjitha rrotat kushtonin 40 mijë lekë. Kështu rrotat e ushtrisë popullore, të destinuara për armikun e poshtër, përfunduan për karroca. Me çështjen u njoh gjeneral Mehmeti dhe porositi të njoftohej gjeneral Beqiri.