Në vitin 1966, në organikat e komiteteve të PPSH-së në rrethe, punonin 903 vetë. Strukturat ishin miratuar me vendimin nr.33, datë 23.2.1966 të Byrosë Politike. Më shumë zyrtarë kishte Komiteti i PPSH-së së qytetit Tiranë (i cili pas një viti u shkri me atë të rrethit) dhe Rrethi i Elbasanit, nga 54 veta. Në vendim shihet se përveç titullarit, sekretarit të parë, struktura përbëhet nga:
-Sekretarët
-Ndihmësit
-Grupi i instruktorëve
-Sektori i edukimit
-Sektori i kuadrit
-Sektori i përgjithshëm
-Sekretarët e zonave të thella (pjesërisht)
-Sekretarë ndërmarrjeje (pjesërisht)
-Komitetet e partisë së rajoneve (pjesërisht)