Në vitin 1946 nisi rregullimi i Burgut të Burrelit. Sipas raportit të datës 28.9.1946 të Degës së Ekzekutimeve të Dënimeve, gjithsej ishin 44 dyer. Dyert ishin me problem. Kishte tre porta hekuri të brendshme dhe një të jashtme, gati sa ato tre dyer. Banjat ishin ndrequr dhe bërë “allafrënga”.
Ishte kritikuar puna e gjeometrit të prefekturës së Peshkopisë, Ali Dukagjini. Çështja e ujit të pijshëm ishte problematike. Më parë burgu kish qenë me çati. Në vitin 1943 ishte shkatërruar dhe materiali ishte marrë nga populli. E kthyen me tarracë në mënyrë që të burgosurit të kishin ftohtë në dimër e nxehtë në verë. Punimet nuk vlerësoheshin të sakta.