Rindërtimi i Burgut të Burrelit si dukej nuk parashikoi godinat ku do rrinin partizanët që do bënin roje. Në fillim të bisedës ing.Kasimati thotë se kur nisën punimet, u dërgua përgjegjësi i ofiçinë Nigris. Ishte bërë një studim për këtë rast, por jo për të parashikuar godina të reja. Mirëpo, rëndësia e parë vlerësohej ruajtja. Objekti nuk kishte dyer të sigurta e për këtë arsye, ato u porositën të reja. Më 12.10.1946 u diskutua çështja në lidhje me punime në Burgun e Burrelit me praninë e:
-Zija Këlliçi-inspektor i NSHN
-Selim Alimerko, inspektor epror i ministrisë
-Lefter Goga, anëtar i Komisionit të Kontrollit
-Rasim Guri, kryetar i Degës së NSH-së
-Ing.Refi Kasimati, kryetar i Zyrës Teknike në NSHN nr.2
-Ing.Vinjau, kryetar i Zyrës Teknike nr.2
-Sevanto de Dhales, përgjegjës i ofiçinave
Pjesë nga biseda:
Këlliçi: Po për partizanët s’kishte vend?
Kasimati: Jo, për partizanët s’kishte vend.
Këlliçi: Ty si inxhinier, a të shkoi ndër mend se aty ka nevojë për forca partizane?
Kasimati: Aty unë nuk dija mbase nuk kishte të përfaqësuar nga ministria?
Këlliçi: Sikur të të thoshin ty për të ndrequr një burg a do të merrje masa për vendin e ushtarëve?
Kasimati: Mua më kanë autorizuar me ndrequr burgun.