“Gjatë dy muajve që batalioni tuaj (“Halim Xhelo”) ka qëndruar së bashku me batalionin “Asim Zeneli”, duke formuar kështu Grupin e Parë, i të cilit kam qenë komisar, ka lënë te unë përshtypjet dhe kujtimet më të mira...Sot, gjithnjë që lufta jonë të shkojë mbarë dhe qëllimi ynë të plotësohet, duhet të ndahemi. Por ajo që më dëshpëron është se po largohemi me njëri-tjetrin pa u takuar, përshëndetur dhe pa shkëmbyer një puthëbuzje shoku edhe një përshëndetje partizani”.
(Pjesë nga letra që komisari Shefqet Peçi u dërgonte shokëve të batalionit “Halim Xhelo” më 10.12.1943, me rastin e largimit).