Dokument i Zyrës Famullitare të Tiranës i datës 19.7.1944 nënshkruar nga Famullitari Dom Shtjefën Kurti për Dom Luigj Gashin. Është për t’u kujtuar se tre klerikët kosovarë, atëherë me shërbim në Prizren (dy të parët) dhe në Shkup: Dom Gjon Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Dom Luigj Gashi, i dërguan një përkujtesë në vitin 1930, sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummondit, në lidhje me keqtrajtimin e shqiptarëve në Jugosllavi. Pas kësaj përkujtese, Dom Shtjefën Kurti erdhi në Shqipëri, por në vitet e regjimit komunist u burgos gjatë dhe u më pas pushkatua.