Reparti që ruante metalurgjikun

Tuesday, 06 July 2021 18:34
Foto Tob Stoddard Foto Tob Stoddard

Për të krijuar imazhin se veprat ishin të rëndësishme, dikur ato që zinin një sipërfaqe të mëdha, ruheshin me reparte të posaçme sigurimi. Të tilla ishin kombinati “Çeliku i partisë” Elbasan, kombinati i drurit në Shkodër, azotiku në Fier, etj. Karakteristikë për vëmendjen e treguar ishte fakti se veprat e këtij lloji ishin me humbje të jashtëzakonshme ekonomike. Vetëm për sigurimin e kombinatit të Elbasanit shërbente një efektiv prej 190 personash, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në perimetrin e kombinatit ishin ndërtuar kulla shërbimi të cilat i jepnin popullit përshtypjen se “armiku” synonte t’i godiste këto “mrekulli”. Një vijë jo e vogël e këtij perimetri mund të shihej nga linja hekurudhore me mjaft lehtësi, përfshi edhe kullat e rojës. Ky shërbim vijoi deri në vitin 1991.

Login to post comments