1944/100 dhitë e "reaksionarëve"

Hënë, 02 August 2021 19:09
 
Dhitë, delet, viçat dhe lopët e “reaksionarëve” ishin front i zakonshëm i nevojave të luftës. Çdo brigadë bënte plaçkën e vet. Pjesë nga letra e datës 3 maj 1944 e komisarit të Shtabit të Qarkut të Korçë, Myzafer Spaho për shtabin e Brigadës së 4-t:
“...Kam marrë vesh se forcat e asaj brigade kanë sekuestruar një sasi bagëtish të vogla prej tradhtarëve të vendit tonë. Me qenë se ky shtab ka në ngarkim spitalet e këtij qarku, ju propozojmë që 100 dhi t’ia lini në dizpozicion këtij shtabi qarku, për të plotësuar nevojat e shokëve të sëmurë që ndodhen nëpër spitale (si me qumësht, gjalpë, etj).
Login to post comments