1974/Havzi Nela për Enver Hoxhën: Kryepadron me zagarë

Tuesday, 10 August 2021 16:40

Nga Kastriot Dervishi

Më 26.4.1967 Havzi Nela u arratis në Jugosllavi së bashku me bashkëshorten. U kthye nga jugosllavët dhe u arrestua më 26.4.1967. Gjykata Popullore e Shkodrës me vendimin nr.25, datë 22.5.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e me konfiskimin e pasurisë. U dërgua fillimisht për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Elbasan dhe prej prillit 1968 u zhvendos në Repartin nr.303 Spaç. Për qëndrime e deklarata të vijueshme kundër Enver Hoxhës, më 2.4.1974 u vu në përpunim aktiv 2A, se zhvillonte agjitacion e propagandë. Pas kësaj u arrestua më 29.9.1975 dhe në bashkim të dënimeve u dënua me 12 vjet burgim. Përveç deklarimeve të zbardhura, thuhej edhe se “shprehet me fjalë të ndryshme imorale për Enver Hoxhën dhe udhëheqjen tjetër”.

Pjesë nga deklaratat e Havzi Nelës në Spaç më 5.6.1974 në tarracën e Repartit nr.303 Spaç. Raportuar sipas bashkëpunëtorit “Pisha”

"Më 29 nëntor 1944 populli ynë është shkalluar nga regjimi komunist, skllavëria e të cilit nga ana e Enver Hoxhës, mbrohet me ligj. Enver Hoxha është një si ata mjekët që kërkon të ketë sa më shumë pacientë të sëmurë dhe nga ata prokurorët që kërkojnë të kenë sa më shumë procese gjyqësore. Politika e tij ka qenë dhe ngelet përçarëse, pra përça e sundo. Populli ynë nga ky regjim ka hequr të zezën e ullirit, ka ngel në dorë dhe me gisht në gojë. Pra Enver Hoxha popullin tonë e zhveshi nga të gjitha gjërat popullin tonë, i hoqi pronësinë private, fenë. I mori nderin nëpër këmbë, etj. Atdheu është atje ku ka mirëqenie, siç është në Perëndim, si në Amerikë e vende të tjera. Enver Hoxha si kryepadron i këtij vendi me zagarët e tij ka bllokuar, izoluar popullin, prandaj flasim ashtu me të drejtë udhëheqësit e Perëndimit. Ekzistenca e tij si udhëheqës dhe e komunizmit në vendin tonë është e shkurtër. Vdekja e Enver Hoxhës dhe e klikës së tij do të vijë si më keq, edhe kockat do t’ia djegin, ashtu si ia dogjën Stalinit".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...