Në vitin 1937, Lef Nosi, në kuadër të 25-vjetorit të vetëqeverimit, botoi aktin e pavarësisë në formën e një dyfaqëshi. Ekzemplarët e parë ua dhuroi njerëzve të shquar, ditën e festës, shoqëruar me një autograf të tij. Ky është përkushtimi i shkruar për Rauf Ficon.