Me fjalën “armiku” nënkuptoheshin ballistët se pushtues nuk kishte. Në letrën e datës 15.6.1944 të Batalionit “Hakmarrje”, për komandën e shtabit të Qarkut të Korçës, thuhej:
“Mbrëmë, duke marrë të gjitha informatat, në bashkëpunim dhe rojën e vendit të Vithkuqit, rrethuam mire gjithë kodrat rrotull gjithashtu edhe Vithkuqin vetë dhe sulmuam. Aksioni do të kishte dale me sukses, por për fat të keq, ata ishin larguar që në mbrëmje për në Korçë. Hymë në Vithkuq pa asnjë rezistencë. Këtu po lëmë rojen e vendin dhe po drejtohemi për në Kolonjë”.