Elsa Martinelli, gruaja e gazetarit të vrarë Nebil Çika

E mërkurë, 06 October 2021 19:20

 

Elsa Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e Nebil Çikës. Fejesën e tyre e njoftoi revista “Minerva”, nr.38, maj 1936. Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet. Në dokumentet e kohës thuhej se Nebil Çika ishte “ekzekutuar në ditët e çlirimit”.

Për Elsën erdhën ditë të vështira. Nuk u mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por vijuan besnikërisht persekutimin. Ajo u arrestua më 18.5.1947. U përfshi në një proces me 20 të pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”, në bazë të neneve 3 (1,2,6,7,8,9,19), 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946. Për këta thuhej se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak, etj.

Në pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe SIM-it. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.280, datë 28.8.1948 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Nuk dihet deri tani kur është liruar nga burgu, por në fund të viteve ’50 ka të dhëna se ajo gjendej në Tiranë.

Për Elsën thuhej se ishte vënë në përpunim “si e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, se frekuentonte çdo muaj legatën italiane dhe se i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet saj. Për ta përpunuar (marrë informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve) ishin aktivizuar bashkëpunëtorët “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “Përpjekja”. Ajo dyshohej si “agjente e zbulimit italian”. Thuhet se është riatdhesuar në Itali, por data e saktë nuk dihet. Të dhënat për fundin e jetës së saj mungojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...