Në vitet 1946-1947 arrestuan mbi 100 intelektualë dhe teknikë, si pjesëtarë të grupit imagjinar “tekniko-intelektual”. Ky përcaktim nisi fillimisht me proceset e “sabotatorëve” të kënetës së Maliqit në vitin 1946 dhe u vazhdua në vitin 1947. Në thelb ishte veprimi i injorancës komuniste mbi inteligjencien e vendit. Në vitin 1947 u dha vendimi ndaj grupit të parë të deputetëve (disa ishin deputetë ndër ta), të cilët sot kanë përvjetorin e ekzekutimit, për të vijuar me grupin e dytë dhe dhjetëra procese të tjera, për të cilat jam në fund të identifikimit të tyre. Për të kujtuar diçka nga procesi i parë, kam përzgjedhur një deklaratë të profesor Foto Balës, e cila dëshmon për torturat e egra të përdorura ndaj të pandehurve në atë kohë.