Nga Karbunara e Lushnjës ishte njëri ndër të ekzekutuarit në procesin e parë të “grupit të deputetëve” më 10.10.1947 në moshën 34-vjeçare. Më 1933 mbaroi Shkollën Teknike Amerikane. Mësues më 1933-1934 në Krujë dhe më 1934-1941 në Durrës. Më 1937 u shpall autori i tekstit të himnit të ri kombëtar. Më 1944-1945 në seksionin e arsimit të Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Durrës. Më 1945 mësues në Fier. Më 1945 përkthyes i anglishtes në ATSH e më pas gazetar në gazetën “Bashkimi”. Më 1945-1946 drejtor shkolle në Durrës.
Çela akuzohej se kish qenë “nënkryetari komitetit qendror të organizatës tekniko-sabotatore, e cila ishte ngritur dhe drejtohej nga amerikanët, me qëllime informacioni dhe sabotazhi”, etj.