Rrjeti sekret i sigurimit në Rrethin e Mirditës në vitin 1970 përbëhej nga 179 persona (prej të cilëve 23 ishin komunistë dhe 5 gra), të ndarë si vijon:
-143 informatorë
-18 agjentë
-13 rezidentë
-5 strehues
Në vitin 1970, në Rrethin e Mirditës përpunoheshin (ndiqeshin):
-41 persona në përpunim aktiv 2A, të cilët punonin:
15 në bujqësi, 14 në miniera, 4 burg, 3 arsim, 3 klerikë, 1 tregti, 1 ndërtim. Sipas drejtimit: 6 jugosllav, 5 italian, 3 grek, 1 amerikan, 1 anglez, 1 gjerman. Të tjerët sipas veprave si agjitacioni, arratisja, etj.
-100 në kontroll operativ 2B, të cilët punonin: 70 në bujqësi, 9 në miniera, 6 në ndërtim, 4 tregti, 3 internim, 3 papunë, 2 administratë, 1 klerik, 1 shëndetësi, 1 burg. Sipas drejtimit: 24 jugosllav, 22 italian, 5 grek.