Reparti nr.303 u vendos në Spaç të Rrethit të Mirditës në prill 1968 me të burgosurit që erdhën nga ndërtimi i fabrikës së çimentos Elbasan. Në muajt e parë të jetës në Spaç, reparti përbëhej nga 155 veta:
-16 oficerë
-10 nënoficerë
-107 ushtarë (të ndarë në 4 toga)
-2 civilë
Armatimi i repartit përbëhej nga: 151 pistoleta, 89 automatikë, 9 mitraloza të lehtë dhe 1 mitraloz i rëndë. Reparti kishte 1 veturë, 1 kamion dhe 1 qen. Paga më e lartë ishte e komandantit dhe komisarit, 1120 lekë. Paga e dytë nga niveli ishte e shefit të prapavijës me 915 lekë. Punëtor operativ i Sigurimit, instruktori politik dhe mjeku, merrnin nga 860 lekë.