Shefqet Baholli, lindur më 22.7.1893, u arrestua më 23.8.1946. I cilësoi organet e Sigurimit të Shtetit si “kriminale që veprojnë kundër popullit”. Me vendimin nr.499, datë 28.12.1946, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi me vdekje, pushkatim, por vendimi iu ndryshua me burgim të përjetshëm. Vuajti 13 vjet, 3 muaj, 2 ditë burgim. Gjatë kohës që vuante dënimin, regjimi kërkonte vazhdimisht informacione për florinj të tjerë dhe besonte se kishte rreth 300 napolona flori. Pranohej se kish qëndruar ndaj torturave:
“Gjatë kohës që është marrë në hetuesi, ka qëndruar shumë rezistent, nuk ka treguar asnjë napolon flori. Për kohën që ka qëndruar në burgun e këtushëm, i vinin ushqime të mira. Edhe familja e tij rron mirë”.