Dekomunistizimi dhe propaganda monumentale

E mërkurë, 01 December 2021 19:52
Nga Kastriot Dervishi
 
Karnavalet enveriste që dalin nga e njëjta magazinë më 5 maj, 16 shtator dhe 29 nëntor, nuk janë asgjë dhe nuk kanë ndikimin e propagandës monumentale.
Përgjithësisht, sot propaganda komuniste zhvillohet duke u fshehur pas lavdisë “së luftës”. Për ta mbajtur gjallë këtë, funksionojnë një rrjet shoqatash të maskuara enveriste, të cilat janë kujdestaret dhe mirëmbajtëset e kësaj propagande.
Në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, sot zhvillohet propagandë e hapur komuniste. Në çdo shkollë janë ndërtuar stenda me yll të kuq, gjoja në formë biografike për emrin e “heroit” që mban institucione. Por në këtë raste nuk mungojnë fjalët “komunisti patriot”. Çfarë pret të formohet një fëmijë që lexon për “komunizmin patriot”?! Herë pas here, vijnë “veteranë” (lexo ish oficerë sigurimi, hetues, etj), të cilat ndajnë tesera veteranësh me yll të kuq dhe flasin për kohën e kaluar sa e mirë që ishte, që njerëzit ishin në punë, kishte qetësi, etj.
Kësisoj, ligje që do merren me karnavalet e atyre që dalin në minuta të caktuar, nuk do kenë asnjë ndikim nëse nuk prekin propagandën monumentale. Dekomunistizimi është procesi i çmontimit të propagandës monumentale. Nuk është proces penal, u dënua ky apo ai se nuk ka asnjë ndikim. Pastrimi i shkollave dhe rrugëve nga emrat e komunistëve, heqja e pllakateve, heqja e simboleve si ylli i kuq, është fillimi i një procesi, i cili në vitet e mëparshme është bërë, por jo me ritëm të shpejtë dhe të ndërgjegjshëm. Dekomunistizimi kërkon një kundërpropagandë monumentale. Provojeni p.sh. me heqjen e yllit të kuq nga Muzeu Historik Kombëtar dhe do shihni si do ngrihen të gjithë ata që i shërbejnë propaganda monumentale të Partisë së Punës.
Modifikuar më E mërkurë, 01 December 2021 19:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...