Nikolla Tupe, Ferit Xhajko dhe Hamdi Mëzezi

Premte, 03 December 2021 18:57
Ndryshe nga regjimi komunist, regjimi fashist dënoi fare pak persona me vdekje për arsye politike. Nuk bëhen as 10 të tillë për 4 vite. Në listën e vogël futet edhe ekzekutimi me vdekje i komunistëve të sipërthënë, të cilët u arrestuan në Fier dhe u sollën në Tiranë. Për ta nuk ka asnjë rresht në librin me dokumente që botoi në vitin 1986 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, ndonëse në fondin përkatës janë dokumentet e dënimit. Ndërsa në librin “Yje të pashuar”, botim i vitit 1971, në faqet 32-35 është vetëm një përshkrim letrar për jetët e tyre, por asnjë referim nga dokumentet. Të tre ishin të vitlindjes 1917. Nikolla nga Korça, Feriti nga Dibra dhe Hamdiu nga Tirana.
Gjykata Ushtarake e Fuqive të Artmatosura, me vendimin e datës 30.4.1942, i deklaroi fajtorë në bazë nenit 9 të dekretit nr.22, datë 2.6.1939 “Mbi konfiskimin e pasurive” dhe nenit 1 të dekretit mëkëmbësor nr.45, datë 6.4.1942 “Rreptësimi i dënimit për mbajtje armësh pa leje”. Në këtë të fundit thuhej: Cilido qi, pa pasun leje, gjindet me armë zjarmi ose mjete plasëse përjashta banesës ndër qytete me 4000 banorë e .sipër, dënohet me burgim të randë prej 5 e deri 20 vjet dhe në qoftë se ka rrethana randuese mund të zbatohet kundra tij edhe dënimi me vdekje”.
Dekretet u botuan në "Fletorja zyrtare" në mënyrë individuale.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...