I lidhur duar e këmbë në pushkatim

Diel, 16 Janar 2022 10:39
Pjesë nga rregullorja mbi veprimet që kryheshin para, gjatë dhe pas ekzekutimit të vendimit të gjykatës ndaj të dënuarve me vdekje:
116-Para se të nxirren nga dhomat e izolimit, të dënuarit i lidhen fort duart me hekura prapa me litar ose zinxhirë të gjatë, që mbahet nga një polic, kurse përgjegjësi i dhomave të izolimit dhe nënoficeri i rojës e mbajnë për krahu. Afër makinës vendosen në të dy krahët roje të armatosura, ndërsa sipër saj, qëndrojnë dy policë të tjerë. Sapo të hipin në makinë, të dënuarit i lidhen fort edhe këmbët me hekura ose zinxhirë. Pas kësaj hipin në makinë edhe forcat e tjera, të cilat qëndrojnë në të dy krahët e makinës deri në fund të saj, kurse i dënuari vendoset në mes të makinës. Në makinë përpara qëndron shefi i policisë, ndërsa komandanti i repartit rri prapa së bashku me policët.
119-Me të mbërritur në vendin e caktuar, në fillim zbresin nga makina policët që do të shërbejnë si roje fikse e të lëvizshme në pika të ndryshme e pasi ata kanë zënë vendet e shërbimit, zbresin me radhë nga makina policët e tjerë ashtu siç hipën e së bashku me ta edhe i dënuari që mbahet prej litari, deri sa shkohet në vend ku do të bëhet ekzekutimi. Duart e këmbët e të dënuarit nuk i zgjidhen, në këtë rast ai qëndron i ulur.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...