Nazmi Berisha dhe vuajtjet e tij në komunizëm

Tuesday, 06 December 2022 18:22

Më 8.11.2022 ndërroi jetë në Sarpsborg, Norvegji në moshën 84-vjeçare, Nazmi Mehmet Berisha një prej shqiptarëve të Kosovës, i cili vuajti 15 vjet, 1 muaj, 10 ditë burgim në regjimin komunist në Shqipëri. Erdhi në vitin 1960 për të shpëtuar nga persekutimi serb dhe gjeti në Shqipëri, një persekutim më të keq të një regjimi antikombëtar internacionalist, i cili i kishte shqiptarët e Kosovës pjesë të armiqve të tij. Nazmiu u dënua dy herë, duke vuajtur dënime në vitet 1962-1972 dhe 1975-1980. Herën e dytë u orvat të arratisej, por u arrestua. Në 20 vjet të qëndrimit në Shqipëri, në burg dhe jashtë tij, nuk jetoi asnjë ditë lirie. Vuajti dënimet në Burrel, Rubik dhe Ballsh. Qëndroi në “qendrën e emigrantëve jugosllavë në Çermë”. Nazmiu na ka lënë një vepër të shkruar, “20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës”, “Uegen”, Berat 1995, një libër me shumë informacion dhe që tregon dramën e vërtetë të shqiptarëve të Kosovës që bënë gabimin e jetës dhe erdhën në një regjim antikombëtar si ai që ishte vendosur në Shqipëri. E shkruan edhe vetë në libër për atë që hoqi në Shqipëri, kur thotë: “Për mua jeta e kishte humbur kuptimin, pa grua, pa fëmijë, pa shtëpi, pa pozitë shoqërore, pa stabilitet emocional, pa intimitet të theksuar, pa pasuri, pa afrimitet personal, pa shumëshka që jetën e bën jetë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...