Në moshën 92-vjeçare në Vlorë, u nda nga jeta Xhafer Kananaj, njeriu i cili i vetëm, në vitin 1960 vuri në lojë organet e Sigurimit të Shtetit në Shkodër dhe Durrës dhe pa dashje zbuloi nivelin e këtyre organeve. Në mars 1960, i nisur për t’u arratisur, Xhaferi u përfshi aksidentalisht në një rrethanë të pazakontë në jetën e tij dhe nisi lojën me gjithë shtetin. Në Shkodër një polic e pyeti: “A mos je i Sigurimit të Shtetit?”. Për të hequr çdo dyshim i tha po. E pyeti policin nga e njohu dhe ai me naivitet i tha “unë po nuk njoha njerëzit e Sigurimit kot sa ha bukën e shtetit”.
Xhaferi hoq fillimisht si kapiten. Më pas u bë “major”. Arriti të rrëzojë gjithë mitin e Sigurimit. Me një dokument fals të sajuar që pothuaj nuk e lexonte askush, kaloi gjithë ato nivele sigurie të shtetit komunist, në Shkodër dhe Durrës. Madje u fejua në atë atmosferë. Në plazhin e Durrësit, mori pjesë në një mbledhje me Ramiz Alinë, i cili porositi që mbanin lart vigjilencën. Siç u fut në këtë histori, edhe zbulimi ishte aksidental. Në Durrës e njohu një person. U arrestua më 25.8.1960. Nuk ia kaluan çështjen politike, pasi pasojat do binin mbi gjithë njerëzit që nuk e kishin njohur Xhaferin. Megjithatë u dënua dhe u internua. Historia e tij mbi sigurimsat syleshë tregohej vit pas viti. Ajo tregoi se çfarë nivelin ishin ata. Deri në fund të jetës, Xhaferi mbeti një antikomunist i vendosur dhe i qartë.
Në kohën kur u arrestua, ministri i punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, u dërgoi organeve të varësisë një material me 11 faqe, duke i kritikuar në mënyrën më të ashpër se si ua kishte hedhur një njeri i vetëm e pa asnjë përgatitje paraprake. Masat që u morën në atë kohë ishin:
-U nxorën në lirim, një major, 3 kapitenët dhe 1 nëntoger
-Iu ul grada 2 kapitenëve dhe një togeri
-U shkarkuan dhe transferuan me ulje, një kolonel, 3 nënkolonelë, një major dhe 3 kapitenë.
-Morën vërejtje paralajmërimi 3 kapitenë
-U çmobilizua gjithë efektiv i postës policisë së urës Baçallëkut të çmobilizohen.
-Iu shënua në biografi kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në Shkodër dhe Durrës, Feçor Shehu dhe Kopi Niko.