Nga Kastriot Dervishi
Deri në vitin 1990, populli i shqiptar, i indoktrinuar nga propaganda dhe i varfëruar tej mase nga një qeverisje eksperimentale dhe kriminale komuniste, parakalonte përpara udhëheqjes së lartë komuniste. Kjo e fundit zbavitej si në cirk nga kjo shfaqje e pazakonte e popullit. Deri në vitin 1973 paradat u zhvilluan me një tribunë të përshtatur para hotel “Dajtit”. Nga viti 1974 e deri në vitin 1990, këto u zhvilluan përpara Kryeministrisë. Disa foto në vite të ndryshme tregojnë popullin që parakalon udhëheqjen i gëzuar.
Viti 1947
Dallohet parulla “Me Enverin shkojmë përpara”.
Viti 1950
Populli kërcen e këndon para udhëheqjes. Në duar mban portretet e kryeministrit E.Hoxha e pas tij të presidentit Omer Nishani.
Viti 1974
Parakalojnë të pashtershmit “veteranë të luftës”, të cilët asnjëherë nuk shterin, madje zmadhohen vit pas viti.
Viti 1984
Punëtorët e Tiranës mbajnë një parullë të madhe: “Rroftë aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste”.