×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Komandanti i kampit të Tepelenës

E mërkurë, 02 May 2018 18:11

Nga Kastriot Dervishi

Sikur kam shkruar edhe më parë, pikësëpari komunizmi i Shqipërisë ishte instalim i një shumice të paditurish të cilët me mjete kryesisht kriminale morën pushtetin për të shkatërruar çdo gjë të mirë që ekzistonte në atë kohë në vend. Këta shihnin me zili, smirë, çdo gjë që u kapte syri. Me pak fjalë le të shohim biografinë e komandantit të kampit të Tepelenës, Xhafer Pogaçe, në kuadër të debatit të fundit për këtë kamp.

Lindur në vitin 1922 në fshatin Plasat të Kardhiqit Gjirokastër, me profesion bujk. Deri pas lufte analfabet, por në moshën 22 vjeçare, në shkurt-shtator 1947, kur ishte me punë në Skrapar, mbaroi (të gjithë) arsimin fillor. Koha kur e ka mbaruar këtë arsim, ka pak gjasa të vërtetojë plotësimin e këtij detyrimi “madhor” për kuadrot komunistë të kohës.

Doli partizan siç doli shumica, në vitin e fundit të luftës, më 15.2.1944 në batalionin e Kurveleshit. U vendos më pas në brigadën e 16-të ku shkoi deri komisar kompanie. Këtë “karrierë” e mbylli më 9.5.1945. Në organet e punëve të brendshme shërbeu në vitet 1945-1955.Në vitet 1945-1947 ishte oficer në batalionin e 1-rë të brigadës së 1-rë të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në Peshkopi dhe në Shkodër. Në vitin 1947 ishte shef i policisë së Skraparit. Prej këtu, më 25.9.1947 emërohet përgjegjës i kampit të internimit të Beratit. Më 9.5.1949 zhvendoset me të njëjtën detyrë në kampin e Tepelenës duke qëndruar deri më 15.2.1952. Në karakteristikën e 2.12.1951 të shefit të seksionit të punëve të brendshme të Tepelenës, Gani Aloçi, thuhej se Xhaferi ishte “besnik, e urren armikun”. Pogaçe e përfundoi karrierën në MPB si zëvendëskomandant i shkollës së qenve në nëntor 1955. Në maj të këtij viti, në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, erdhi raporti i qeverisë amerikane për kampet e burgjet e Shqipërisë, i cili u paraqit në OKB më 29.3.1955.  Nuk dihet në kishte apo jo lidhje nxjerrja në lirim e komandantit të kampit të Tepelenës nga përmendja e emrit të tij në këtë raport. Në raportin e qeverisë amerikane përmendej aktiviteti negativ dhe imoral i komandantit të kampit të Tepelenës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...