Në përpjekje për të parandaluar masakrën e dytë botërore, Gandi i shkroi një letër Adolf Hitlerit në të cilën e quan atë “mikun e tij”, ku i lutet diktatorit duke i thënë se ai është i vetmi që mund të parandalojë një luftë të dytë.
Gandi vazhdon me pyetjen se çfarë çmimi duhet paguar për një pozicion të tillë të fuqishëm.
Në fund të letrës i rikujton se ai do të mbetet një shok i sinqertë për të çfardo që të ndodhë.
Gandi nuk e la me kaq por i shkroi nazistit një letër të dytë, në të cilën mundohet ta bindi se armiqësia me Britaninë e Madhe nuk do të zhduket nëse lufton me gjithë botën.
Ai mori vërtetë Hitleri këto letra? Disa thonë që jo. Dyshohet se letrat janë kapur dhe sekuestruar nga autoritetet britanike.