Ministria e Punëve të Brendshme e diktaturës me 1102 oficerë vetëm në qendër

Tuesday, 29 May 2018 10:00
Në foto pjesa e pasme e ministrisë dhe disa nga kuadrot e saj gjatë ushtrimit të gjimnastikës së mëngjesit Në foto pjesa e pasme e ministrisë dhe disa nga kuadrot e saj gjatë ushtrimit të gjimnastikës së mëngjesit

Nga Kastriot Dervishi

Aparati qendror i Ministrisë së Punëve të Brendshme në prag të rënies së regjimit kishte 1.102 persona, shumica ushtarakë, e fare pak civilë.

Si hartues i historikut të kësaj ministrie (në proces) nga viti 1912 e deri sot, kam vërejtur se gjatë viteve të komunizmit, kjo ministri, si udhëheqëse e specializuar e luftës së klasave, u shndërrua në një aparat gjigant që i shërbente ushtrimit të dhunës dhe mbrojtjes së interesave të regjimit.

Pjesë e ministrisë, në vitet 1922-1944 dhe 1946-1991 ka qenë edhe shërbimi sekret. 

Për ata që nuk kanë idenë e kësaj ministrie, por e shohin në pjesë të saj, bashkëlidhur është një listë e organikës së fundit të saj. Ministria u vendos në vitin 1945 në godinën e ish Ministrisë së Financave.

Në përgjithësi, në godinë kanë qëndruar drejtoritë kryesore. Policia herë ka qëndruar brenda e herë jashtë godinës.

Drejtoria e dytë dhe ajo e tretë kanë qëndruar gjithnjë jashtë. Njësitë bazë të ministrisë ishin drejtoria dhe dega. Të gjitha këto harmonizoheshin me njëra-tjetrën. Ministria nuk kishte sekretar të përgjithshëm por zëvendësministrat mbulonin fushën që u caktohej.

Brenda godinës së ministrisë, ishte Dega e 4-t e Drejtorisë së Parë, e cila koordinonte kartotekat e degëve të punëve të brendshme për dosjet e rrjetit sekret dhe të bashkëpunëtorëve që i takonin Sigurimit dhe Policisë.

Në vitin 1986 ministrisë iu shtuan edhe zyrat e nëndheshme (sigurisht joantibërthamore) të cilat nuk u vunë në punë ndonjëherë. Në tabelën bashkëlidhur mund të shihen edhe pjesët e ministrisë dhe personeli që shërbente aty./55news.al/

 

Postimi vijues për degët e punëve të brendshme

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...