Marcos Rodriguez Pantoja duket si një personash në filmin e animuar “Libri i Xhunglës”.
Në vitin 1965, ai është gjetur në një shpell, ku jetonte me një tufë me ujqër që prej 12 vitesh.
Ai kishte jetuaar me ujqërit që kur ishte një fëmijë i vogël, pasi nëna i vdiq babi e shiti tek një fermer.
Por fermeri vdiq shumë shpejt dhe ai u detyrua të jetonte në male me ujqërit.
Marcos ishte 19 vjeç kur u gjet nga Garda Civile Spanjolle dhe e sollën përsëri në botën e qytettëruar.
Por për të ishte shumë e vështirë përshtatja me njerëzit, pasi gjithçka kishte ndryshuar.
Jeta e tij është shkruar në libër, është bërë film dhe BBC e ka kthyer në një dokumentar të shkurtër, po ashtu është përdorur edhe për studime antropologjike.
Marcos tani është 72 vjeç dhe jeton në një fshat të vogël të quajtur Galician.
Ai ka folur për gazetën vendase “ El Pais” ku është shprehur se ndjehet I tradhëuar dhe I abuzuar nga njerëzit e tjerë.
Gjithashtu është përpjekur për tu kthyer përsëri në male me ujqërit,por ata nuk e njohin më.