Motra e mbretëreshës së Holandës gjendet e vdekur në Buenos Aires

E Enjte, 07 June 2018 18:05

Motra më e vogël e mbretëreshës, Maxima, Inés Zorreguieta vdiq dje në mbrëmje në Buenos Aires, informacionet e parë raportojnë për vetëvrasje, bëri të ditur familja mbretërore holandeze. Trupi i pajetë u gjet në një apartament në lagjen “Almagro”, në perëndim të kryeqytetit rreth orës 03:00 GMT, raportoi e përditshmja argjentinase “Clarin”.

Këngëtare dhe kitariste, e lindur në vitin 1984, ajo vuante nga depresioni, sipas gazetës. Ines u kurua në vitin 2012 në një klinikë psikiatrike pasi vuante nga anoreksia dhe paranoija, sqaroi radio-televizioni publik holandez NOS.

Mbretëresha Maxima kishte marrëdhënie shumë të ngushta me të motrën, trembëdhjetë vjet më e vogël se ajo, sipas medias holandeze. Ines ishte shoqëruese nderi në martesën e Maximas me princin Willem-Alexander, si dhe kumbara e vajzës së tretë të çiftit mbretëror, princeshë Arianës.

Përveç Ines, Maxima ka gjithashtu edhe dy vëllezër, Martin dhe Juan, si dhe tre gjysmë motra nga martesa e parë e babait të saj. Pas vdekjes së të motrës, mbretëresha e Holandës anuloi daljet publike për ditët në vijim, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve ANP dhe web-i Nu.nl.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...