×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kërcënohet me jetë gjykatësja që dënoi Gruevskin  

Premte, 08 June 2018 15:39

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë nën mbrojtje 24 orëshe policore.

E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo i ka marr, pas shpalljes së aktgjykimit.

TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzëninë. /Alsat-m/