Thellohet bilanci i viktimave nga rrëzimi i një avioni ushtarak në Algjeri. Deri tani raportohen 257 viktima pas rrëzimit të avionit fare pranë bazës ajrore Boufarik.
Ngjarja e rëndë e ndodhur rreth 25 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Algjer është cilësuar si e dyta më vdekjeprurëse që prej vitit 2003.
Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika ka deklaruar tre ditë zie kombëtare, ndërkohë që ka nisur hetimi përshkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.
Shumica e e viktima janë ushtarakë dhe familjarë të tyre, thotë Minsitria e Mbrojtjmes së Algjerisë. Në mesin e viktimave janë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit të avionit.
Një anëtar i lartë i partisë qeverisëse FLN tha se 26 anëtarë të Frontit Polisario, një grup separatist i mbështetur nga algjerianët në Saharanë Perëndimore, ishin gjithashtu midis të vdekurve.
Avioni Ilyushin Il-76, po udhëtonte për në Bechar në jug-perëndim të vendit dhe kishte planifikuar të ndalonte në qytetin e Tindouf, afër kufijve me Marokun dhe territorin e kontestuar të Saharasë Perëndimore.
Aksidenti ajror i së mërkurës është më vdekjeprurësi në botë që nga korriku i 2014, ku 298 persona që ndodheshin në bordin e fluturimit të Malajzia Airlines MH17 vdiqën kur avioni u rrëzua mbi Ukrainën lindore.