Refuzon ndihmën nga Rusia/ Yulia Skripal: Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre

E Enjte, 12 Prill 2018 11:43

Yulia Skripal, e cila po shërohet, pasi së bashku me babai e saj, ish-spiunin rus Sergei Skripal, u helmuan muajin e kaluar në Britani, ka thënë se nuk dëshiron asnjë ndihmë nga Rusia.

Në një deklaratë të lëshuar më 11 prill nga Policia britanike, thuhet se Yulia ka thënë se ajo “është e vetëdijshme për kontaktet specifike me ambasadën ruse, të cilët me mirësi kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden”.

“Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen, unë e di se si t’i kontaktoj ata”, ka thënë ajo, duke shtuar se “jam e sigurt dhe po ndihem më mirë”.

Yulia Skripal dhe babai i saj ishin hospitalizuar pasi më 4 mars u ishin ekspozuar një agjenti të fuqishëm nervrov.

Ambasada ruse në Londër ka vënë në pikëpyetje se nëse deklarata e lëshuar nga Policia britanike ka qenë në të vërtetë e lëshuar nga Skripalët, shkruan rel.

“Ne vazhdojmë të insistojmë që të takohemi me Yulia dhe Sergei Skripal. Situata rreth tyre duket më shumë si një ndalim me forcë ose si burgosje”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Yulia është liruar nga spitali më 10 prill. Ajo ka thënë se babai i saj është “ende i sëmurë” dhe se ajo po vazhdon të “vuaj nga efektet e agjentit nervor të përdorur” kundrejt tyre.

Britania e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, që nga Londra është identifikuar si agjent nervor i tipit Novichok, i prodhuar në Bashkimin Sovjetik, por Moska vazhdimisht mohon çdo përfshirje në këtë sulm.

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 12:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...